Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për Ty unë befas ndjeva mallë.
Jetojmë të dy në një qytet ,
Dhe rallë shihemi sa rralë.
Edhe m'u dukë pak e quditshmë
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhe thënja e vjetër e Heraklitit
Sec m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë ne botë,
kurse te fjeturit veq".
Në C'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?..
Ca pika shiu ranë mbi qelq,
Dhe unë për Ty sec ndjeva mall!