JETA NUK ЁSHTЁ KЁNGЁ
Në këtë orë të natës
Pa lëmoshë pa identitet
Në faculetë letre lash buzët
Tufë flokësh të pathinjura
Një shami të mëndafshtë
Lapsin plot shpresë e lash
Zërin tënd të humbur
Që vetëm unë e ndjej
Si këngë mallëngjyese
Jeta nuk është këngë
...
më shumë
Ta kam borxh një mëngjes me ty
Qiejt hapen, ofrojnë hyjnitë paraprake
Kafenë ta bëj të zezë si thellësia
Të ëmbël si puthja, poshtë yjeve lakmitarë
Të domosdoshme si jeta, momenti, ndjenja…
Një pasdite pas xhamave të avulluar nga zjarri
Shiu, bashkë me përplasjet pa mëshirë mbi xham
Ledhat, nëpër trupin ngjalë, plot ethe mallëngjimi
Shikimin qindpërqind në sy
Të pathënat fjalë, pengje dashurie
Borxh ta kam I dashur një natë
Sa... më shumë